Qeveria në seancën e sotme të 72-të miratoi Informacionin që mundëson që transporti i mallrave në trafikun rrugor me Ukrainën të kryhet pa leje deri në fund të vitit.
“Në seancën e sotme u miratua Informata në të cilën Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Infrastrukturës së Ukrainës u pajtuan që transportuesit e Ukrainës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut të kryejnë transportin e mallrave në transportin rrugor, në mënyrë dypalëshe dhe transit pa leje deri në fund të vitit, sipas parimit të reciprocitetit për të dy vendet”, njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë.
Sipas Qeverisë, gjatë gjendjes së luftës në Ukrainë, ky është një hap drejt lehtësimit të transportit të transportuesve maqedonas dhe ukrainas në të dy drejtimet, në mënyrë që të lehtësohet mbërritja e ushqimit, barnave dhe karburanteve për konsumatorët përfundimtarë.