Nga mesnata shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,46% në raport me çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës, të përcaktuara në përputhje me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga data 18.8.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, rriten për 0,50
denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 18.8.2022 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-95 është 89,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 është 91,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1), rriten për 1,50 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse për transport të datës 18.8.2022 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) është 93,50 den/lit, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1), është 90,00 den/lit.

Çmimet më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse
të transportit janë:

– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS 95 – 89,00 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS 98 – 91,50 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 93,50 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 90,00 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 51,686 (denarë/kilogram)