Zgjedhjet në dy komuna për kryetarë

Në dy komunat Mavrovë-Rostushë dhe Qendër-Zhupë votohet për zgjedhjen e kryetarëve. Në Mavrovë dhe Roshtushë në garë janë dy kandidatë kurse të drejtë vote kanë 9 948 persona. Procesi është zhvilluar pa probleme kurse deri në orën 13.00 kanë votuar 24.21% e personave në listën zgjedhore.
Dalja është e ngjashme është në Qendër Zhupë ku ka vetëm një kandidat. Nga 7 154 votues në listën zgjedhore, deri në ora 13.00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 25%.
Përpjekjet paraprake në të dy komunat për të zgjedhur kryetar kanë dështuar për shkak të daljes së ulët në votime.

“Që zgjedhjet për kryetar të jenë të suksesshme është e nevojshme që në zgjedhje të dalin të paktën 1/3 e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore dhe shumica të votojë për njërin nga kandidatët, gjegjësisht në Qendër-Zhupë për kandidatin e vetëm për kryetar”, tha Lupka Guguçevska, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Por kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve këtë radhë është më optimistë.

“Vlerësoj se kështu do të jetë deri në fund të ditës. Këto rezultate na thonë se këtë herë do të kemi të zgjedhur në këto komuna por të presim. Është e udhës që të përfundojë procesi dhe të mund t’i publikojmë rezultatet përfundimtare jozyrtare”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.

Rezultatet preliminare jozyrtare pritet të publikohen jo shumë kohë pas mbylljen së vendvotimeve për shkak të volumit të ulët të votave që duhet të përpunohen./Alsat.mk