Ukraina pret që pesë anije të mbërrijnë në portin e saj Chornomorsk në Detin e Zi të mërkurën – të ngarkuara me më shumë se 70 mijë ton produkte bujqësore duke përfshirë grurin, misrin dhe vajin e lulediellit.
“Sot presim që pesë anije të hyjnë në portin e Chornomorsk – kjo është shifra më e madhe gjatë funksionimit të ‘korridorit të grurit’”, tha autoriteti ukrainas i porteve detare.
Ai shtoi se 24 anije që transportonin ushqime ishin larguar nga portet e Ukrainës që kur një marrëveshje e re hyri në fuqi, raporton skynews.
Muajin e kaluar, Ukraina dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje historike që lejon eksportet e grurit të rifillojnë nga portet e Detit të Zi pasi ato u bllokuan nga forcat e presidentit rus, Vladimir Putin.
Ukraina eksportonte nga pesë deri në gjashtë milionë ton produkte bujqësore çdo muaj nga deti.
Shumë njerëz në rajonet më të varfra të botës mbështeten dërgesat me ushqim nga Deti i Zi.