
Blerja dhe shitja e produkteve bujqësore në tremujorin e dytë të vitit 2022 është 3.369.003.000 denarë, që paraqet rritje prej 29,7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas Byrosë Shtetërore të Statistikave, rritje prej 19,5 për qind është shënuar në blerjen e produkteve bujqësore nga prodhuesit individualë dhe rritje prej 39,2 për qind në shitjen e produkteve bujqësore të prodhimit vetanak.
Rritje është vërejtur në të gjitha produktet, përveç bimëve industriale, frutave, produkteve të qumështit, peshkut dhe produkteve të tjera bujqësore.