S’ka lije të majmunit në vend, me vëmendje ndiqet situata

Në Maqedoninë e Veriut nuk ka li të majmunit. Mbrëmë, pas katër ditësh pasiguri, testi i banorit të Kërçovës, për të cilin dyshohej se është infektuar me linë e majmuneve, doli negativ.

“Pacienti është negativ, s’ka nevojë për izolim të mëtutjeshëm, mbetet vetëm të trajtohet për sëmundjen bazë, por si do të trajtohet dhe kur do të shfuqizohet izolimi, për këtë do të vendosë Qendra për Shëndet Publik në Manastir, e cila bën mbikëqyrjen shëndetësore, tha zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zllate Mehmedoviq