Sot në mëngjes rreth orës 08:00 një person ka grabitur një market në Strugë.
Personi mashkull i cili është akoma i paidentifikuar për policinë ka kërcënuar shitêsen e marketit duke ja grabitur rreth 10 mijë denarë.
Policia po heton rastin në fjalë, në gjurmim të identifikimit dhe kapjes së autorit të grabitjes.