
Intensiteti i trafikut në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është rritur që nga pasditja.
Në vendkalimin Tabanoc, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth një orë.
Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.
AMSM u bën thirrje shoferëve që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtasin shpejtësinë gjatë lëvizjes.