Franca në luftë më flakët, zjarrfikës nga gjithë Evropa i vijnë në ndihmë

Zjarrfikës nga e gjithë Evropa kanë mbërritur në Francë për të ndihmuar në shuarjen e atij që është cilësuar ‘zjarri përbindësh’.

Vatra gjigante po shkrumbojnë pyjet në rajonin jugperëndimor të Zhirond. Zjarrfikësit thanë se gjatë natës arritën te kufizonin përhapjen e flakëve pasi kishte më pak erë. Por temperaturat e larta dhe thatësira rekord e bëjnë të vështirë vënien e tyre nën kontroll. 

Që nga e dita e martë, zjarret në rajonet Zhirondë dhe Landes kanë djegur mbi 7400 hektarë pyje ndërsa të paktën 10 mijë vetë janë evakuuar.

Mbi 360 zjarrfikës dhe 100 makina të specializuara janë dërguar në Francë nga Gjermania, Rumania, Polonia dhe Austria.

Ata do t’iu bashkohen mbi 1.000 zjarrfikësve francezë të cilët po luftojnë prej ditësh me zjarret pyjore. Greqia po ashtu ka njoftuar se do të dërgojë dy avionë për shuarjen e zjarreve.