Një person ka sulmuar dhe grabitur një shtetase të huaj në Strugë

Një person ka sulmuar dhe grabitur një shtetase të huaj në Strugë, njoftojnë nga SPB-Ohër.

“Në SPB-Ohër, dje rreth orës 09:30, një shtetase e huaj 45-vjeçare me banim në një fshat të Strugës ka raportuar se në rrugën nga fshati Lozhan për në fshatin Bixhovë të Strugës, një person e ka sulmuar dhe ka tentuar për ta përdhunuar dhe ka grabitur bizhuteritë.

Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë MPB.