Rusia publikoi statistikë të re për pjesëmarrje të, siç i quan, mercenarëve të huaj që luftojnë në anën e Ukrainës. Maqedonia e Veriut është ndër vendet nga të cilat vijnë mercenarët në Ukrainë.
Sipas listës së Ministrisë ruse të Mbrojtjes, që nga fillimi i luftës, në anën ukrainase kanë luftuar 79 shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej të cilëve 26 janë vrarë, 21 janë kthyer, ndërsa 32 persona nga vendi ende janë aktivë në front.
Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë thonë se nuk kanë informacione për pjesëmarrjen eventuale të shtetasve të Maqedonisë së Veriut në luftën në Ukrainë, as për shtetas tanë të vdekur në luftë. Shtojnë se vazhdimisht dhe me shumë kujdes e ndjekin situatën, përmes ambasadës në Ukrainë.