
MPB njofton se në orët e pasdites ka ndodhur një aksident ku kanë humbur jetën tre persona.
“Fillimisht në vendin e aksidentit kanë humbur jetën 3 persona (dy meshkuj dhe një femër), ndërsa një e lënduar është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit Ferid Murad”, njoftojnë nga MPB.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në zonën e urës së Strezimirit. Automjeti “Renault” me targa të Gjermanisë ka dalë nga rruga.