Gjatë mbrëmjes të 30 korrikut, në periudhën prej orës 22:00 deri në ora 04:00, në zonën ku kontrollon SPB-Ohër, u realizua një aksion i policisë rrugore për të ndaluar shoferët të cilët drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë ndaluar shtatë drejtues mjetesh të cilët drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit (Ohër 1, Strugë 3, Kërçovë 2 dhe Dibër 1). Ata janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi me makinë, u janë marrē dokumentet e shoferit dhe u janë dorëzuar urdhërpagesat përkatëse, njofton MPB.