Aksident i rëndë në Mal të Zi, humb jetën shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën kryesore Podgoricë – Cetinje, në vendin e quajtur Kamenicë, afër Podgoricës, ku ka humbur jetën një motoçiklist, shtetas i Maqedonisë së Veriut, raporton “Vijesti”.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një motoçiklist, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë, i ndjeri jetonte në Cetinje dhe ishte duke lëvizur në drejtim të Podgoricës ndërsa në kokë nuk kishte përkrenare mbrojtëse.

Për shkak të hetimit, për një kohë është ndërprerë qarkullimi në autostradën nga Podgorica në Cetinje, për çka u formuan kolona nga Podgorica në Cetinje, në të dy drejtimet.