Trajneri strugan, Artim Shaqiri: Duhet të tregojmë se fitorja e Shkëndijës në Riga nuk ishte e rastësishme

Shkëndija nesër do të pret Valmeirën e Letonisë për ndeshjen e dytë kualifikuese për Ligën e Konferencës. Tetovarët morën fitore 2:1 në ndeshjen e parë të luajtur në Letoni, përderisa trajneri i kuqezinjëve Artim Shaqiri ka potencuar se duhet të mbrohet rezultati dhe të kualifikohen në raundin e radhës.

“Jemi gati për ndeshjen e nesërme, kjo është një ndeshje e re dhe do të fillojmë nga e para. Asgjë nuk është e lehtë dhe e sigurt, duhet të mbrojmë rezultatin e ndeshjes së parë. Duam fitore dhe kualifikim në fazën tjetër. Dua të kem mbështetjen e tifozëve, që ata të jenë lojtari ynë i 12-të në këtë takim. Asgjë nuk është e lehtë, duhet të tregojmë se fitorja në ndeshjen e parë nuk ishte e rastësishme”, tha Artim Shaqiri në konferencën për shtyp.