Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.828 teste prej të cilave 897 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19, numri më i lartë prej tyre në Shkup-384, Manastir 66, Strumicë 47, Prilep 43, Kumanovë dhe Kavadar nga 41…Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve 215 janë ri-infektime.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik janë regjistruar dhe 638 pacientë të shëruar dhe 2 viktima nga Shkupi, njëri i moshës 80 dhe tjetri i moshës 83 vjeçe. Numri i rasteve aktive në vend është 4.901.