Momentalisht në vend janë dy zjarre aktive – në Strumicë dhe Tetovë

Momentalisht në vend janë aktive dy vatra zjarri – njëri ndërmjet fshatrave të Strumicës Trebiçino dhe Vasilevë, ndërsa i dyti në Tetovë, ku po digjet deponia, ndërsa zjarri është duke u shuar nga ekipet e Njësitit Territorial të Zjarrfikësve – Tetovë (NjTZ), njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Zjarri në Strumicë, siç njoftojnë nga QKM, është në terrene të pa-qasshme, shkëmbore dhe kodrinore, ndërsa djeg pyje të përzier me kërcell të ulët dhe bar të lartë.

“Zjarri ka filluar dje në orët e vona të pasdites, ndërsa gjatë gjithë ditës së djeshme e deri në orët e vona të natës është shuar në mënyrë aktive nga NjTZ Strumicë dhe Oda pyjore “Bellasica”. Sot në mëngjes në ora 5 ekipet janë sërish në terren, po punojnë dhe pritet që zjarri të shuhet gjatë ditës”, informoi QMK për MIA.

Gjatë ditës së djeshme, siç bëjnë me dije nga QKM, janë lokalizuar tetë vatra zjarri. Këto janë në komunën e Negotinës, provën e Krivolakut, komunën e Çashkës, fshatin Lisiçe dhe Goloshincë, komunën e Ilindenit, fshatin Miladinovc, komunën e Dellçevës, fshatin Star Istvenik, komunën e Bogdanc, vendi i quajtur Pogana, komuna e Ohrit, fshati Leskoec, komuna e Velesit, ndërmjet fshatrave Buzallakovë dhe Slivnik dhe deponisë së qytetit në komunën e Shtipit.

“Djegia e jashtme dhe mundësia e zgjerimit është ndalur. Ata janë në shërbim për shkak të mundësisë së përhapjes së zjarrit”, thonë nga QKM.