NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Strugë, vazhdon me publikimin e rasteve të keqpërdorimit të ujit

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se, gjatë aksionit të përditshëm për zbulimin e rasteve të keqpërdorimit të ujit, ekipet e ndërmarrjes në bashkëpunim me inspektorët kompetent komunal, kanë zbuluar disa raste të tilla, si në qytetin e Strugës ashtu edhe në disa fshatra si: Teferiq, Shum, Zagraçan,Ladorisht, Veleshtë, Belicë e Poshtme etj.

Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Për konsumatorët ku janë vërtetuar raste të keqpërdorimit të ujit, do të ndermerren masa ligjore, në pajtim me Ligjin për furnizim me ujë të pijshëm dhe Kodin Penal.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Me respekt,

NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Strugë

Почитувани граѓани,

Ве известуваме дека, при секојдневната акција за откривање случаи на злоупотреба на вода, екипи на претпријатието во соработка со надлежните општински инспектори, открија повеќе вакви случаи, како во градот Струга, така и во некои села како: Тефериќ, Шум, Заграчани,Радолишта, Велешта, Долна Белица и др.

Акцијата ќе продолжи и во наредните денови.
За корисниците кај кои се докажани случаи на злоупотреба на вода, ќе се преземат законски мерки, согласно Законот за снабдување со вода за пиење и Кривичниот законик.
Ви благодариме на разбирањето!

Со почит,

ЈП „Водовод и Канализација“ – Струга