Shpenzimet e përgjithshme rrjedhëse për shëndetësi në vitin 2020 arritën në 51.750 milionë denarë dhe shënuan rritje prej 5,7 për qind në krahasim me vitin 2019, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.
“Të gjitha llojet e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor, sipas funksioneve shëndetësore dhe skemave shëndetësore, shënuan rritje në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019. Shpenzimet e përgjithshme për trajtim në skemat shëndetësore në vitin 2020 kanë qenë 28,445 milionë denarë, ndërsa në vitin 2019 janë 27,657 milionë denarë, që paraqet rritje prej 2,8 për qind”, njofton Enti i Statistikës.
Shpenzimet spitalore për mjekim arritën në 17.110 milionë denarë, që është 84 përqind nga gjithsej shpenzimet e spitaleve sipas funksioneve shëndetësore.
Sipas ofruesve të kujdesit shëndetësor, të hyrat e spitaleve janë 20,361 milionë denarë në vitin 2020, dhe 18,818 milionë denarë në vitin 2019.
“Pjesëmarrja e mekanizmave qeveritar (buxhetor) dhe sigurimit të detyrueshëm shëndetësor në shpenzimet aktuale për shëndetësi është më e madhe dhe në vitin 2020 arrijnë në 31 337 milionë denarë, ndërsa në vitin 2019 29.556 milionë denarë”, sipas Entit Shtetëror të Statistikës.