Njësia pët Punë të Brendshme Strugë, këtë fundjavë e ka realizuar fushatën parandaluese “Patrulla e lagjes”. Patrullat e përziera të përbëra nga punonjës policie të Njësisë së parandalimit, prindër, përfaqësues të Këshillit të Prindërve, nga sektori arsimor i vetëqeverisjes lokale si dhe nga Qendra për Çështje Sociale, nga ora 22:00 deri në orën 02:00, kanë realizuar një vizitë parandaluese në ambientet e hotelierisë si dhe në vende në hapësirë të hapur ku zakonisht mblidhen të rinjtë gjatë natës dhe shoqërohen. Njëkohësisht një të mituri i është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok dhe një shkop metalik, pas së cilës është thirrur prindi i tij dhe në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Çështje Sociale është zhvilluar bisedë në staciinin e pilicisë . Të mitur janë gjetur në disa lokale hoteliere pas orës 24:00, për këtë arsye ndaj personave përgjegjës dhe juridikë do të ngrihen paditë e duhura . Qëllimi i fushatës është që prindërit të shohin se si janë kushtet ku ata dalin, cilat restorane dhe vende të tjera publike i vizitojnë më shpesh, cilat janë rreziqet e mundshme me të cilat përballen dhe se si punonjësit e policisë praktikisht i zbatojnë kompetencat e tyre policore. Qëllimi i projektit është të forcojë partneritetin ndërmjet policisë dhe qytetarëve nëpërmjet një aksioni të gjerë social, të kontribuojë në rritjen e nivelit të sigurisë, të reduktojë incidentet e mundshme në vendet ku të rinjtë argëtohen, të rrisim ndërgjegjësimin dhe ndërgjegjen e tyre sociale për sjellje të përgjegjshme në objektet hotelierike dhe në vende publike, si dhe të respektohen në mënyrë të vazhdueshme dispozitat ligjore, para së gjithash, nga Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami
Njësia për Punë të Brendshme Strugë filloi me aktivitete të intensifikuara të kontrollit për zbulimin dhe sanksionimin e gjuajtjes me armë zjarri, përdorimin e paautorizuar të fishekzjarrëve dhe përdorimin e mjeteve piroteknike në dasma dhe festa të tjera. Do të kryen kontrolle, masa parandaluese dhe represive për parandalimin e kësaj dukurie të kundërligjshme, që nënkupton prishjen e rendit publik, në festat familjare me gjuajtje të armëve dhe armëve të tjera të zjarrit, shfaqje të paautorizuar të fishekzjarrëve, pra përdorimin e mjeteve të ndryshme piroteknike. Të gjitha aktivitetet e tilla të kundërligjshme do të sanksionohen në mënyrë të duhur me paraqitjen e kallëzimeve përkatëse kundërvajtëse dhe penale.
Të shtënat me armë janë në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe gjoba për këtë lloj kundërvajtjeje, sipas nenit 31, varion nga 200 deri në 500 euro. Krahas kësaj, në varësi të pasojave, të shtënat me armë mund të përbëjnë edhe veprën penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, për të cilin parashikohet dënim me burg nga një deri në pesë vjet (neni 288 i Kodit Penal).
Kujtojmë se fishekzjarrët e dasmave duhet të denoncohen në staciiobet e policisë apo stacionet e zonës ku organizohen, në varësi të kategorisë së tyre dhe organizatorët duhet të zbatojnë në kohë masat e parashikuara parandaluese. E njëjta gjë vlen edhe për festimet e tjera që do të organizohen në raste të ndryshme.
Apelojmë qytetarët që dasmat dhe festat e tjera familjare t’i festojnë pa përdorimin e armëve, gjë që do të shmangë rreziqet e përdorimit të tyre në jetën e celebruesve dhe do të mundësojë festimin e sigurt të festave familjare. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami