QYTETI I UJTË
(Strugës)
Vari ëndrrat,
dëshirat
te Ura Naserit
po aty vari dashurinë
dashuri sadiste,dashuri e trishtë
e bukura ime Strugë.
Unë të dua
si bukën kur nëna gatuante me saç,
të dua si çastin
e takimit të parë,
të dua thjeshtë
pa shumë makijazh.
Më merr në gjirin tënd
për çdo natë,
më merr
edhe kur
ëndrrat tërbohen
si dallgët e liqenit
në ditë vjeshte
si qielli kur bubullinë me të madhe.
Të dua edhe kur dielli vonon
edhe kur ti hesht e trishtuar.
Për dritë s’kam nevojë
se ti je vetë Hëna
për të ngrohtët
po s’kam nevojë
se ti je vetë Diell!
Dua ta pastroj fytyren
me rërë apo hi
si lante nëna
kusitë prej bakrri.
Unë të dua
edhe kur tymi mbulon qiellin
si sytë e sime ëme.
S’të urrej
edhe kur zogjtë shtegtarë
vdesin sy hapur
nga brenga për ty.
S’të urrej
edhe kur dashuria thyen kokën
si gotë qelqi,
s’të urrej
edhe kur jam rob dashurie
e bukura ime Strugë!