SHBA konfirmon rastet e para me linë e majmunit te fëmijët

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA kanë njoftuar se dy fëmijë janë infektuar me linë e majmunit, për herë të parë.

Njëri pacient është një fëmijë i vogël në Kaliforni dhe tjetri është një foshnjë jo-rezidente në SHBA, e cila kaloi tranzit nga Uashingtoni.

Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) thanë se të dy fëmijët janë në gjëndje të mirë shëndetësore. Fëmijët nën tetë vjeç janë më në rrezik për tu infektuar nga lija e majmunit sipas CDC-së.

Më shumë se 2,500 raste të virusit janë regjistruar në të gjithë vendin. Shumica e rasteve janë zbuluar te meshkujt homoseksualë dhe biseksualë.

Virusi zakonisht shkakton skuqje të ngjashme me puçrrat apo irritime lëkure, të cilat mund të jenë të dhimbshme, të zhvillohen dhe përhapen në të gjithë trupin, si dhe të shkaktojnë të tjera.