
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e dekoron kryetarin e Komunës së Strugës, Ramis Merko, me TITULLIN “KALORËS I URDHRIT TË SKËNDERBEUT”
Kryetari i Komunës së Strugës, Ramis Merko, sot në zyrën presidenciale në Tiranë, është dekoruar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”.
Kështu, Ramiz Merko, bëhet shqiptari i parë nga Maqedonia e Veriut që dekorohet me këtë titull.
Ky titull i jepet kryetarit të Komunës së Strugës me motivacion: “Në vlerësim të aktivitetit të tij të spikatur politik, shoqëror dhe arsimor, veçanërisht në fushën e ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës e kulturës shqipe, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me mirënjohje për kontributin e tij të shquar gjithëpërfshirës në dobi të bashkëjetesës ndëretnike, shtetformimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar, si dhe të forcimit të mardhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”.