
SHKËLZEN DOLI, VIOLINSTI SHQIPTAR I FILHARMONISË SË VJENËS DO TË INTERPRETOJË NË EDICIONIN E X-të JUBILAR TË FESTIVALIT “SKENA E MUZIKËS SERIOZE SHQIPTARE”
Me rastin e 10 vjetorit të Festivalit “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”, shoqata Alegretto organizon koncert me virtuozin e muzikës shqipe, violinistin e Filharmonisë së Vjenës, SHKËLZEN DOLI dhe orkestrës TADENUS, nën dirigjimin e BEHAR VESELIT. Koncerti Gala do të organizohet në Parkun e Poezisë në Strugë, me datë 20 korrik, e mërkurë, në ora 20:30. Hyrja për këtë koncert është pa pagesë.
