
Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi me rastin e Miratimit të Informacionit me propozim konkluzat në bazë të Propozimit të Bashkimit Europian për fillimin e bisedimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian ka shkruar se pritjes i erdhi fundi.
“Projekt pas projekti, sfidë pas sfide, zgjidhje të të gjitha çështjeve nga kjo shumicë progresive, euroamerikane, e guximshme dhe vizionare. Pritjes shumëvjeçare për të nisur ecjen drejt familjes së madhe europiane sot i erdhi fundi.Sfidave të nisura viteve të fundit sot ju dhamë fund! Kemi shtruar trasën e duhur si forca progresiste për t’i treguar botës perendimore se ne nuk kemi alternativë tjetër përveç Bashkimit Europian dhe sot e dëshmuam atë.Sot morën fund shpresat e forcave regresive proruse për të dezorientuar vendin.