Sapo ka filluar seanca ku do të debatohet për propozimin francez, aty ku po mbanë fjalim presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
Në kuadër të fjalimit të saj, Von der Leyen, ka thënë se “gjuha maqedonase është e juaja”, ku kjo fjali shtyu shumicën në parlament të ngritët në këmbë dhe ta duartroket der Leyene, derisa nga opozita maqedonase dëgjohen duke thirrur “tradhtarë”.
“Nëse vendosni të miratoni propozimin e rishikuar francez, në ditët në vijim do të mbahet një konferencë politike ndërqeveritare. Ne si komision do të fillojmë menjëherë procesin e kontrollit ose shqyrtimit të ligjit evropian. Ky është hapi i parë në procesin e aksesit. Të dashur maqedonas, i dëgjova me vëmendje shqetësimet lidhur me gjuhën dhe identitetin maqedonas. Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Po e përsëris, nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe ne e respektojmë plotësisht këtë. Prandaj në propozimin e rishikuar thuhet – gjuha maqedonase, pa kualifikime nga BE-ja”, tha Von der Leyen./ Alsat.mk