
Sot mbushen 27 vjet që kur forcat serbe masakruan mbi 8 mijë burra boshnjakë myslimanë.
Kjo masakër konsiderohet si më e madhja pas luftës së dytë botërore.
Madje ishte kryer në një zonë e konsideruar si e sigurt nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe e ruajtur nga holandezët.
E atëherë 30 holandezë ishin marrë peng nga forcat serbe.
Më pas masakra kishte nisur duke u masakruar mbi 8 mijë njerëz.
Ende kërkohet drejtësi për atë që ndodhi në Srebrenicë.