Partia e ish-kryeministrit të vrarë në Japoni fiton zgjedhjet

Partia Liberale Demokratike (LDP) e ish-kryeministrit të vrarë në Japoni shënoi të dielën një “fitore gjithëpërfshirëse” në zgjedhjet e Dhomës së Këshilltarëve.

LDP e kryeministrit Fumio Kishida dhe partia në koalicion Komeito fituan mbi 75 vende, duke ruajtur një shumicë në dhomën e sipërme të parlamentit prej 248 anëtarësh, sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo.

Koalicioni LDP-Komeito kapërceu pragun e 166 të nevojshëm për të synuar një rishikim të parë ndonjëherë të Kushtetutës së 1947, thuhet në raport.

Ndërsa LDP pati rezultatin më të mirë që nga viti 2013.

“Zgjedhjet, që janë themeli i demokracisë, u sfiduan nga dhuna dhe kanë një kuptim të madh që zgjedhjet u kryen. Unë do të vazhdoj të punoj fort për të mbrojtur demokracinë”, tha Kishida duke iu referuar vrasjes së ish-kryeministrit, Shinzo Abe.

Abe, 67-vjeçari, kryeministri më jetëgjatë në historinë japoneze, u vra nga një person i armatosur 41-vjeçar të premten.

Vrasja e Abe ka rritur pjesëmarrjen në votimie me 52% nga 49 % në zgjedhjet e fundit.

Autori i krimit, Tetsuja Jamagami sipas raportimeve më të fundit iu ka thënë forcave blu në dëshminë e tij se fokusi i tij kryesor ishte vrasja  e një lideri të një sekti fetar që kishte lidhje me kryeministrin.

Sipas autorit, nëna e tij bënte pjesë në këtë sekt fetar dhe kishte dhuruar shuma të mëdha parash të cilat kishin sjellë përkeqësimin e gjendjes ekonomike.

Më shumë se 30% e 545 kandidatëve në zgjedhje ishin gra, më i larti deri më tani.