NATYRA MALO KAMPIONE SHTETI EDHE TE SENIORET NË ATLETIKË
Këtë vikend (09-10 korrik 2022) në Shkup u zhvillua Kampionati Shtetëror në Atletikë për Senior.
Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga u paraqit me sportisten më të mirë Natyra Malo, në dy diciplina dhe atë në 100m dhe 200m.
Në ditën e parë të kampionatit, Natyra Malo u paraqitë në diciplinën 100m edhe pse akoma pa i mbushur 18 vite, në një kohë të pa përshtatshme për vrapim, mbasi moti ishte me shi dhe erë, ajo arriti të dalë e para dhe të stoliset me medalje ari.
Në ditën e dytë të kampionatit Natyra Malo u paraqitë në diciplinën 200m, në një konkurencë të fortë, ajo ja arriti të dalë e dyta dhe të fitojë medaljen e argjentë.
Nga data 15 – 17 në qytetin Denizli të Turqisë do të mbahet Kampionati Ballkanik në Atletikë për U20. Në këtë Kampionat Ballkanik do të paraqitet edhe kampionja e klubit tonë Natyra Malo së bashku me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut!