Sot besimtarët musliman festojnë Kurban Bajramin. Kjo është festa e dytë më e madhe pas Fiter Bajramit.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islamen në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, uroi besimtarët musliman, duke na kujtuar se kjo festë simbolizon solidaritetin, sakrificën dhe ndihmën e ndërsjellë.
Fetai e thënë se krahas pelegrinazhit të haxhit, aspekt kryesor i kësaj feste është therja e kurbanëve dhe ndarja e tyre me familjarët dhe ata që kanë nevojë.
Fetai, ndër të tjera, ka bërë edhe thirrje për paqe e bashkëpunim në mes të njerëzve që pavarësisht ndasive.
Manifestimi qendror u mbajt në xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup, i cili filloi prej orës 04:30 deri pasi u fal namazi i Kurban Bajramit.
Në ora 05:57, besimtarët në Shkup e kanë falur namazin e Kurban Bajramit. Pas faljes së namazit, myslimanët kanë uruar njëri tjetrin me mesazhe paqeje, mirësie respekti, dashurie dhe mëshire. Sipas traditës, myslimanët e festojnë këtë Bajram 3 ditë.