
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Shkup-Kumanovë: BMW me targa serbe bëhet copë e grimë, raportohet edhe për pasoja në njerëz. Nga MPB për Alsat njoftojnë se automjeti është vetaksidentuar nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës së lagësht dhe si pasojë shoferit ka marr lëndim të rënda, i cili me autoambulancë është tranaportuar në Qendrën Klinike në Shkup.
Nga policia bëjnë thirrje që të kenë kujdesë gjatë vozitjes, sidomos në aksin e zonës “Ilinden” në dalje të kryqytetit ku edhe ka ndodhur aksidenti. Në vendngjarje kanë dal ekipet përkatës të MPB-së, ndërsa trafiku po zhvillohet me një korsi në drejtim të Kumanovës.