Numri i të infektuarve me linë e majmunit në botë është rritur me 77 për qind

Numri i rasteve me linë e majmunëve në mbarë botën është rritur me 77 për qind në shtatë ditë, njoftoi të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Që nga e hëna, kishte 6,027 raste të konfirmuara laboratorike të lisë së majmunëve në 59 vende, një rritje prej 2,614 rastesh nga 27 qershori, hera e fundit që OBSH publikoi raportin e saj.

Tre vdekje u regjistruan në Afrikë, ku lija e majmunëve konsiderohet endemike. Nuk ka pasur vdekje nga virusi në SHBA apo pjesë të tjera të botës.

Në Evropë, ku virusi është përhapur më shumë, janë 4,920 raste të konfirmuara, raporton cbsnews.