Qeveria e Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur t’i heqë doganat për mallra me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova, të cilat kalojnë përmes vendkalimeve kufitare të Shqipërisë, transmeton EuroNews Albania.
Siç theksohet në raport, ky vendim është sjell në bazë të vendimmarrjes së vendit për të marrë pjesë në nismën Ballkani i Hapur dhe ndihmën e vendosur që vendet-anëtare duhet ta ofrojnë mes vete në krizën me çmimet e larta.
Shtohet se Shqipëria në këtë vendim e ka përfshirë Kosovën, edhe pse nuk është pjesë Ballkanit të Hapur, në bazë të marrëveshjes për kufizim të ndërsjellë të barrierave doganore.
Nuk do të paguhen taksa për automjetet e parkuara, shtypje dhe matje të mallit kështu që shpenzimet për çdo kamion që do të hyjë me mall në Shqipëri do të jetë për rreth 14 euro më pak se deri më tani.