
Një person gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçar është gjetur pasditen e sotme pa shenja jete në ujërat e liqenit të Ohrit në afërsi të autokampit “As” afër Strugës. Trupi është pikasur nga notarët në plazh.
Sipas informacioneve fillestare, në trupin e të ndjerit nuk ka pasur shenja dhune.
Në vendngjarje ka intervenuar një ekip i ambulancës së Strugës, por personi nuk ka pasur shenja jete.
Një ekip policor ka inspektuar vendin në prani të prokurorit publik dhe ekipit mjekësor.
Sipas informacioneve i ndjeri është Vanço Cvetanoski nga Struga, mosha 66 vjeç,