
Partia në pushtet LSDM përmes një komunikate për media, ka dënuar dhunën dhe veprimet e mbrëmshme të opozitës maqedonase që ndodhën përpara objektit të qeverisë dhe kuvendit.
“E dënojmë ashpër dhunën dhe incidentet që ndodhën në protestën e organizuar nga OBRM-PDUKM dhe E Majta para ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit. Publiku ishte dëshmitarë i tentativës për përsëritje të sulmit të 27 prillit të vitit 2017 nga partitë politike që nuk ia mendojnë të mirën as shtetit dhe as qytetarëve. LSDM-ja, institucionet, qytetarët nuk do të lejojnë sjellje të tilla të rrezikshme, destruktive të kërcënojnë të ardhmen e vendit, tentimet për destabilizimin e vendit do të mposhten sërish”, thuhet në komunikatë.
Kujtojmë se mbrëmë një numër i protestuesve të mbledhur në protestën kundër propozimit francez të thirrur nga partia opozitare OBRM-PDUKM, janë futur në oborrin e qeverisë duke bërtitur, sharë e ofendur disa politikanë.