
Burime per Vizion Plus bejnë me dije se gjate 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 7 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Të njëjtat burime thanë se gjatë tri ditëve të findit nga të dy anët e kufirit kanë levizur më shumë se 20 mijë shtetas.
Për të përballuar numrin në rritje të hyrje daljeve policia nga Maqedonia e Veriut kufitare ka shtuar numerin e sporteleve duke e çuar në 7 sportele, katër prej të cilëve janë në hyrje.
Gjatë tri ditëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë e kanë dalë nga Greqia më shumë se 13 mijë shtetas. Pala shqiptare në Kapshticë punon me 5 sportele.