
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një mesazh në Twiter i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut për të pranuar propozimin francez, si një mundësi të vetme dhe pa rezerva për të hequr veton dhe për të hapur negociatat me BE-në.
“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!“- ka shkruar Rama në Twiter.