
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), në 24 orët e fundit janë kryer 922 teste dhe janë regjistruar 163 raste të reja me KOVID-19 si dhe janë regjistruar 110 pacientë të shëruar. Nga numri total i raste pozitivëve (163), janë regjistruar 24 ri-infeksione. Nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.