Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot duke iu përgjigjur pyetjes deputete theksoi se në mandatin e kësaj Qeverie paga minimale është rritur për 100%, ndërsa pagat do të vazhdojnë të rriten.
“Nëse 6 vite më parë nevojiteshin 4.25% paga minimale për të mbuluar një shportë konsumatore, tani duhen 2 paga minimale për të mbuluar 1 shportë konsumatore. Të gjithë ju kritikuat pse qëndrova pas rritjes së pagës minimale, edhe nga OBRM-PDUKM, ekonomistët që i respektoj dolën publikisht dhe thanë se nuk duhet të rritet paga minimale.
Ata kishin konceptin e tyre, por mendova se ky koncept ishte ai që duhej ndjekur. E dyta, nëse e shikojmë pagën mesatare, ajo është ngritur mbi 60 euro, mbi 31.000 denarë, pse, sepse mënyra e mbështetjes së investimeve dhe subvencionimit të investimeve, që dikur ishin subvencionuese e investimeve për krijimin e vendeve të punës me fuqi punëtore të lirë, tani është subvencionimi i vendeve të punës për shkak të punëve më të paguara. Tani, nëse shkojmë në TIDZ-të, të gjitha punëtorët janë mbi pagën mesatare”, tha Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski tha se në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2016 nuk ka pasur rritje më të madhe të pagave se 5 për qind në fusha të ndryshme, sepse atëherë vendi është promovuar si vend i fuqisë punëtore të lirë dhe janë krijuar 14 mijë vende pune me paga nga 9 mijë denarë në zonat teknologjike industriale.