
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancë vendosi për shpërndarjen e të hyrave nga TVSH-ja për komunat për vitin 2023.
Ministria e Financave në bazë të Dekretit përgatit llogaritjet për shpërndarjen e të hyrave nga tatimi mbi vlerën e shtuar të destinuara për komunat, ku mjetet e grantit ndahen në një pjesë fikse në vlerë prej 3 milionë për të gjitha komunat dhe qytetin e Shkupit, bazuar në decentralizimin fiskal.
Mjetet e shpërndara bazohen në varësi të sipërfaqes dhe numrit të banorëve dhe vendbanimeve në secilën komunë.
Në këtë seancë u konfirmua edhe fillimi i punimeve për rrugët Tetovë – Gostivar- Bukojçani, rrugën Trebenishta – Struga – Qafë Thanë dhe rrugën Prilep – Manastir. Dy pjesët e para janë për Korridorin, ndërsa rruga e tretë për Korridorin 10. Për këto rrugë është formuar ekipi për shpronësimin e tokës, ekip i udhëhequr nga Ministria e Financave, ndërsa punimet do të realizohen nga Bechtel&Enka.
Qeveria sqaroi që punimet për këto rrugë do të fillojë në muajin gusht dhe shtator të vitit 2022.
Dogana e Maqedonisë së Veriut dhe autoritetet e Greqisë do të fillojnë shkëmbimin e të dhënave në formë elektronike, përmes së cilës planifikohet lehtësimi i qarkullimit ndërkufitar përmes zvogëlimit të kontrolleve doganore.