Referuar statistikave të fundit, numri i makinave elektrike në rrugët zvicerane është rritur në vitin 2021 dhe që nga fillimi i vitit 2022, sipas një sondazhi të komparatorit online bonus.ch.
Në fillim të vitit 2021, 3,2% e të anketuarve zotëronin një makinë të këtij lloji, shifra u rrit në 5,5% në vitin 2022.
Sipas Entit Federal të Statistikave, 15% e automjeteve të regjistruara ishin me motor vetëm nga energjia elektrike, me një rritje prej 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, shkruan swissinfo.
Megjithatë, kjo alternativë me vështirësi po imponohet në treg. Edhe pse pothuajse një e katërta e të anketuarve thonë se synojnë të blejnë një automjet të këtij lloji, 70.1% nuk planifikojnë të blejnë një të tillë. Polarizim ka edhe në rajonet gjuhësore. Zviceranët italianë, në fakt, thonë se janë më entuziastë, me 30.7% që thonë se janë pro blerjes së një të tillë, krahasuar me 4.1% të zviceranëve gjermanë.
Në qendër të diskutimit është ndikimi ekologjik. Disa nga pjesëmarrësit në anketë janë pro energjisë elektrike për shkak të ndikimit më të ulët ekologjik në përdorimin e përditshëm, por në të njëjtën kohë shprehen të shqetësuar për ndotjen që i shkakton ekosistemit prodhimi i baterive.