Critical Mass edhe në Strugë!

Critical Mass edhe në Strugë! Edhe Struga po organizohet në mënyrë spontane me çiklistët e sajë,sepse i tillë është karakteri i këtij eventi,që po zhvillohet në shumë vende të botës.Është një levizje shoqërore pa formatim,shoqatë,organizatë apo diçka tjetër!Thjeshtë,çiklistët takohen të Premten e fundit të çdo muaji,ku askush nga ato nuk është përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen në vazhdim.Nuk ka person përgjegjës dhe hierarki,pra nuk ka lider ose udhëheqës,ndërsa caktohet ora e takimit,me itinerar të shkurtër brenda qytetit. Vetë mënyra si organizohet qarkullimi,Critical mass quhet edhe si “Një rastësi e organizuar” për ngritjen e vetëdijes tek qytetarët,për ta përdorur biçikletën në vend të automjetit dhe njikohësishtë të ulet ndotja e ajrit dhe ajo akustike! Critical Mass e ka prejardhjen nga San Francisko,ku për herë të parë u zhvillua,ne vitin 1992,nga ku ky aktivitet u shpërnda në gjithë botën dhe ja tani arriti edhe në Strugën tonë të bukur. Për Verën që sapo ka filluar(mbasi u zhduk Pandemia),uroj ta kalojmë sa ma mirë,duke ju shmangur automjeteve,të përdorim biçikletën dhe sigurisht që po,edhe t’i evitojmë aksidentet,që në shumicën e rasteve marrin jetë njerëzish! Për në fund theksoj dhe një thënie:”Çiklisti,është ekolog,i qetë i dashur,altruist,buzëqeshës dhe mbi të gjitha natyralist”!

-Feti Meta