
Ka shkuar në 920 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Afganistanin mëngjesin e sotëm, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas udhëheqësit të talebanëve qindra shtëpi u shkatërruan dhe numri i të vdekurve mund të rritet. Edhe pamjet e publikuara në mediat ndërkombëtare tregojnë rrëshqitjet e dheut dhe shtëpitë e rrënuara të ndërtuara nga balta në provincën lindore të Paktikas, ku ekipet e shpëtimit po përpiqen të trajtojnë të plagosurit. Tërmeti goditi rreth 44 km nga qyteti juglindor i Khost, pak pas orës 01:30 me orën lokale, kur shumë njerëz ishin në shtëpi, duke fjetur.