Përqafim vëllazëror mes Kurtit e Ramës në Prishtinë. Kryeministri shqiptar Rama u prit me nderime shtetëror për mbledhjen e tetë të përbashkët mes dyja vendeve. Në konferencën e përbashkët me Kurtin, Rama tha se “Ballkani i Hapur” nuk na bashkon por as nuk na ndanë.
“Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk ka bashkon, por ama është po kaq e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na ndanë, që do të thotë në këtë pikë kemi këndvështrime të ndryshme, por kjo nuk ka pengon që në marrëdhëniet bilaterale të ecim përpara”, tha Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.
E Kurti tha se me rëndësi për të janë projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik.
Nga ana tjetër Rama paralajmëroi se do t’i drejtohet Këshillit të Evropës, lidhur me pabazushmërinë e raporti të Dick Martit dhe influencën ruse në ato, siç i quajti përralla të shtëpisë së verdh.
“Ne jemi duke përgatitur një rezolutë për Kuvendin e Shqipërisë. Do të shkojë personalisht në Strazburg për t’iu drejtuar Këshillit të Evropës për një fakt që po bëhet shqetësues. Është pabazueshmëria totale e raportit të Dick Martit dhe influenca ruse në këtë përrallë të një shtëpie të verdh dhe trafikut të organeve”, shtoi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.
Dyja vendet u pajtuan që gjatë verës, në fundjava të hiqen kufijtë.
Shqipëria dhe Kosova kanë arritur marrëveshje në fushën e arsimit, doganave, energjisë, bujqësisë, infrastrukturës rrugore, transportit, shëndetësisë, mbrojtjes e drejtësisë.
Në sektorin e transportit është arritur marrëveshje për një studim fizibiliteti që i hap rrugën ndërtimit të linjës hekurudhore Durrës – Prishtinë, pastaj është prezantuar projekti tregtar “Porto Romano” dhe Porti i Thatë në Kosovë .
“Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë dhe intensiv”, ka thënë Kurti. Sipas tij, në takime të tilla në të kaluarën janë nënshkruar 127 marrëveshje kurse janë zbatuar 75 prej tyre