Kontrolle të shtuara të inspektoratit të tregut, konstatohen parregullsi

Në datat 16 dhe 17 qershor, Inspektorati i Tregut ka kryer 110 kontrolle tek shitësit me pakicë. Janë konstatuar dy parregullsi në dyqane ushqimore në Gostivar. Nga Inspektorati i tregut për Alsat thanë se gjobat për këto kompani do të varen nga madhësia e kundërvajtjes që kanë kryer. Çmimet dhe marzhet e tregtarëve konstatohen në terren. Sipas të dhënave të marra, ka pasur rritje të çmimeve të blerjes për tregtarët, gjë që inspektorët do ta kontrollojnë më tej në shitjen me shumicë. Inspektorët vunë re gjithashtu një rënie prej 20 për qind të çmimeve të makaronave dhe orizit.