Në ambientet e Qeverisë janë mbledhur partnerët e koalicionit qeverisës. Prezent është kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ai i BDI-së, Ali Ahmeti, zëvenëskryeministri i parë, Artan Grubi, kreu i Alternativës Afrim Gashi, kryetari i PLD-së Goran Milevski dhe përfaqësues të partive tjera të koalicionit.
Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski pret që takimi të rikonfirmojë qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve në vitin 2024 së bashku me zgjedhjet presidenciale.
I pyetur më herët nëse do të diskutohet nesër për qëndrimin e vendit për Bullgarinë nëse nuk marrim datë, Kovaçevski u përgjigj se secili mund ta shprehë mendimin e tij, por qëllimi i takimit është që të diskutohet gjithçka që është bërë për të përballuar krizën gjatë kësaj qeverie dhe çfarë mund të ndërmerret në të ardhmen.
Mbetet të shihet nëse do të diskutohet propozimi francez për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.