
Ka dështuar sot protesta e realizuar e VMRO DPME-së, e përkrahur nga Levica dhe partia e Janko Baçevit të njohura për qëndrimet e tyre pro ruse dhe tentativat e destabilizimit të vendit dhe dezorientimin e tij nga rruga euroatlantike. Protestohej me flamuj rus.
Këtë dështim e tregojnë fotografitë e protestës së sotme me bulevardin Ilinden gjysëm të zbrazët që nuk është përkrahur nga qytetarët e vendit, të cilët me këtë i kanë dhënë porosinë e qartë VMRO-së dhe elementeve proruse që operojnë në vend se nuk përkrahin agjenturat destruktive proruse, por janë pro rrugës së integrimit të vendit, pro NATO-s dhe pro partneritetit me SHBA.