Osmani: Opozita të mos i vendos eurointegrimet e vendit në funksion të interesave partiake

Opozita të mos tentojë që çështjen rreth eurointegrimeve tona ta vendos në funksion të mitingjeve partiake, porositi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në komentin e informacioneve të publikuara nga ana e VMRO-DPMNE-së opozitare për gjoja përmbajtjen e konkludimeve të presidentit francez lidhur me eurointegrimin e vendit.

“Mendoj se opozita tenton të krijojë atmosferë para protestës së tyre, për të tërhequr një njeri më shumë. Mendoj se deri më tani nuk janë treguar kredibile qëndrimet dhe burimet e tyre. Atë që unë mund ta them është se ka filluar procesi i konsultimeve midis vendeve anëtare para se të harmonizohet qëndrimi i të gjitha vendeve anëtare lidhur me procesin më tutje që të mund të arrihet tek ne, që ne t’i analizojmë ato propozime dhe të japim vërejtje tona, nëse ka vërejtje të tilla. Do të thotë që procesi është ky. Së pari, presidenca franceze jep propozime të cilat i distribuon tek të gjitha vendet anëtare. Çdo vend anëtar mund të japë vërejtje duke e përfshirë edhe Republikën e Bullgarisë. Atmosfera në Republikën e Bullgarisë, të gjithë jemi dëshmitarë si është. Prandaj unë nuk do të hyja në komente të propozimeve të ndryshme, sepse mendoj se së pari është me rëndësi t’i dëgjojmë qëndrimet e të gjitha vendeve anëtare dhe më pas do t’i themi ne qëndrimet tona”, tha Osmani në pyetje të gazetarëve në konferencën përfundimtare për shtyp me rastin e Forumit të Prespës për dialog në Ohër.

Ai vlerësoi se opozita me lëvizje të tilla tenton që këtë proces ta vendos në funksion të interesave partiake.

“Këto tentime të opozitës për ta vendosur këtë proces të rëndësishëm për shtetin dhe shumë të ndjeshëm në një periudhë shumë të ndjeshme në funksionin e aktiviteteve partiake, nesër ose pasnesër, mendoj se nuk është serioze. Atë që mund opozita ta bëjë në interes të shtetit dhe të qytetarëve është që t’u drejtohet, të komunikojë, të ofrojë ndihmë. Ne do t’i ndajmë të gjitha informacionet që i kemi me ta, sepse mendojmë se kjo çështje i tejkalon kornizat e disa partive politike, kornizat e Qeverisë, por i prek të gjithë qytetarët, e prek shtetin. Do të thotë se ky është mesazhi im për ta të mos tentojnë këtë çështje ta vendosin në funksion të mitingjeve partiake, por të më drejtohen . E kanë numrin tim të telefonit, do t’i ndaj me ta të gjitha informacionet që i kam”, tha Osmani.

Ai konfirmoi se janë të njoftuar me të gjitha informacionet që para se të dalin, përmes kanaleve të rregullta për komunikime dhe përsëriti se po pritet qëndrimi i vendeve anëtare që më pas ne t’i themi vërejtjet tona, ndërsa çdo vendim i ynë do të kalojë përmes Parlamentit.

“Kuptohet që detyra jonë është që t’i kemi të gjitha informacionet para se të dalin sepse atëherë nuk do ta përfundonin punën siç duhet nëse nuk kemi kanale për të pasur informacione para se të dalin. Megjithatë, këto janë propozime të cilat tani janë lëshuar tek vendet anëtare. Mendoj se pozita jonë duhet të jetë që të presim çka do të thonë vendet, ne më pas do t’i themi vërejtjet tona nëse është pranuar diçka ose nuk është pranuar asgjë. Kam thënë disa herë nëse vendosim për ndonjë përgjigje dhe vendim, kuptohet do të konsultohen edhe deputetët edhe opozita”.

I pyetur për atë nëse ekziston rrezik për këto informacione, partitë më të vogla politike nga koalicioni qeveritar për ta braktisur shumicën parlamentare, shefi i diplomacisë me qëndrim se Qeveria është stabile, ndërsa partitë janë në komunikim të rregullt.

“Nuk besoj. Qeveria është stabile, partnerët e koalicionit janë në komunikim të vazhdueshëm. Takimi këtë javë është një prej takimeve të rregullta dhe nuk lidhet me ndonjë dinamikë e cila sot zhvillohet me presidencën franceze. Këto takime janë të dobishme për ta ndarë atë që i kemi ne me të gjithë partnerët e koalicionit jo vetëm për integrimin e shtetit në BE, por edhe për tema të tjera, krizën evropiane, krizën energjetike dhe është me rëndësi të kemi koordinime sa më shpesh. Ashtu që nuk shoh absolutisht asnjë shenjë të dobësisë ose lehtësimit të qëndrimeve të përbashkëta të partnerëve të koalicionit”, tha Osmani.

Në pyetjen çka nëse partnerët e koalicionit kërkojnë zgjedhje të parakohshme, Osmani tha se nuk është në interes të shtetit që të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Tani nuk është koha për zgjedhje, sepse zgjedhjet nuk do të ofrojnë zgjidhje, nuk shoh alternativë tjetër e cila ofron koncept më ndryshe ose më të mirë nga ai i koalicionit qeveritar, qoftë për Marrëveshjen e Prespës, marrëdhëniet ndëretnike, marrëveshjen me Bullgarinë, krizat si rezultat i luftës ukrainase. Ashtu që, nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme, zgjedhjet do të jenë diku në maj të vitit 2024”, i drejtpërdrejtë ishte ministri Osmani i cili është edhe anëtar i lartë partiak i BDI-së.