
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan priti në një takim kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Në takimin e mbyllur për mediat në zyrën presidenciale në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, dhe ministri i Tregtisë, Mehmet Mus.
Ndërsa nga Maqedonia e Veriut prezent ishin ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ai i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.