FIGURA E NJERIUT, NË HIJEN E TIJ!

FIGURA E NJERIUT, NË HIJEN E TIJ!

Për gjërat e mëdha duhen njerëz të sinqert dhe vetëm njerëzit e sinqert mund ti kryejnë gjërat e mëdha! Njeriu i sinqert është drita dhe ngrohtësia për të tjerët! Kur nuk ka sinqeritet mashtrimet vlerësohen më shumë se e vërteta,anarkia më shumë se harmonia,i pandershmi më shumë se i ndershmi! Në shoqërinë pa sinqeritet njerëzit janë të robëruar nga hipokrizia personale! Njeriu ka aftësi të mendoj,të observoj,të ndiej ,ta vlersoj të mirën dhe të keqen,të gjykoj drejt, nëse është i sinqert! Kur mungon sinqeriteti njeriu vështir funksionon,aftësit e tij nuk mundet ti koordinoj prandaj dalldiset me hijen e tij! Te hija nuk shihet as fytyra e pastër as e fëlliqur, nuk shihet buzëqeshja ironike dhe syri i pangopshëm, nuk shihet xheloza, morali i dyfisht, por shihet vetëm kontura e trupit të errësuar! Hija e mbulon karakterin e keq, i mbulon anët negative, i mbulon veset e këqia, e mbulon zilinë, dëshirën për hakmarrje, te hija duket vetëm silueta e njeriut në përmasa të veçantë, të cilën siluetë e sheh me shumë pasion!
Njeriu nuk e donë pasqyrën, pasi ajo e zbulon shpirtin e tij, të vërtetën prej të cilës turpërohet! Pasqyra i shkakton dhimbje duke e reflektuar imazhin e vërtet të njeriut si antipatik,si arogant, i mrrolur, faqefishkur, egost, si hajdut, si mashtrues, të gjitha këto hija i kamuflon, prandaj hijen e adhuron! Hija e tregon imazhin e tij në formën ashtu siç dëshiron ai ta sheh, me vetitë më të mira: ndershmëri, sinqeritet,modesti, urtësi, ajo i mbulon të gjitha pisllëqet dhe zullumet, hija atë e bën të ndihet model për të tjerët! Hija e krijon figurën e njeriut të përkryer i cili nuk ngacmon, nuk mashtron, që lëvizë në qetësi, është i padjallëzuar, nuk ofendon, nuk ankohet, nuk shkakton luftra, por që në realitet i bën të gjitha këto! Te hija njeriu e sheh unin e tij të dytë, e sheh veten si personalitet ideal të pastigmatizuar! Me hijen njeriu e ekzagjeron veten!

-Prof.Muhamet Borova